Transmetuar më 30-08-2015, 09:36

E keni pyetur ndonjëherë veten përse meshkujt janë të tërhequr nga femrat e dobëta. Bëhet fjalë për një çështje evoluimi, vazhdimësie. Një trup i bukur, në sytë e një mashkulli sigurisht që tërheq më shumë vëmendjen… 

Çdo grua është e fiksuar pas formës së saj fizike dhe bukurisë, aq sa tenton t’i ngjasojë me çdo kusht yjeve të botës së spektaklit, duke i konsideruar ato si modelet ideale të bukurisë.

Disa femra thonë se e mbajnë trupin në formë vetëm për shëndetin e tyre, por të gjithë e dimë se shumica e tyre e bëjnë këtë për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë meshkujve. Një kompliment për fizikun dhe linjat e saj, është ajo që e bën një femër shumë të lumtur.

Meshkujt “çmenden” nga një trup i bukur dhe i tonifikuar.

E keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh kjo?!

Një studim i realizuar nga Universiteti i Aberdeen në Skoci (Britani e Madhe) ka zbuluar motivin përse meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat e dobëta. Bëhet fjalë për një çështje evoluimi, që i shtyn ata të zgjedhin trupin e dobët si më pak të prekshëm ndaj sëmundjeve dhe pjellorisë.

Janë pyetur rreth 1300 meshkuj heteroseksualë, të cilëve u janë treguar 21 fotografi femrash me përmasa dhe forma trupore të ndryshme.

Femrat e dobëta janë konsideruar absolutisht më seksi. “Ajo që donim të kuptonim ishte se çfarë ndodh kur shikojmë dikë dhe e konsiderojnë fizikisht tërheqëse”, ka thënë profesor John Speakman që ishte koordinator i studimit.

Gratë e dobëta dhe në formë të mirë trupore janë konsideruar nga seksi mashkullor si ato që kanë kapacitet riprodhues më të madh.

Ky është motivi kryesor që një trup perfekt dhe i dobët tërheq vëmendjen e tyre dhe aspektin e tyre seksual. /g.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd