Transmetuar më 30-08-2015, 06:56

Korçë, 30 Gusht 2015 NOA.al – Një djalë në moshë të re ka humbur jetën për shkak të përfshirjes në aksident rrugor pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga duke u përplasur fatalisht jashtë saj.

Kurse tre persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë ngjarje.

Viktima është 32 vjeçari Fation Sulokoka me banim në fshatin Shëngjergj të Korçës, raporton noa.al, duke cituar të dhëna zyrtare të policisë lokale.

Kurse të plagosurit, ishin K.L, 45 vjeç,  M.L, 18 vjeç dhe A.S, 30 vjeç, të tre banues në  fshatin Shëngjergj. Ata gjendeshin në makinën që drejtonte i ndjeri.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zvezdë të Korçës. Fation Sulokoka ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Kia”, me targa AA586 IO, kur në rrethana të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u aksidentuar për vdekje.

Kanë qenë familjarët e Fationit, ata që e transportuan të plagosurin në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë nga goditjet në kokë. Për shkak të dëmtimeve të rënda, Fationi ka ndërruar jetë në spital.

Kurse tre të plagosurit morën ndihmë mjekësore pa rrezik jete.

Policia lokale thotë se një grup hetimor është ngritur për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Zyrtarisht policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.f/noa.al/

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd