Transmetuar më 29-08-2015, 22:28

Maskat ushqyese janë të vlefshme për të përmirësuar shëndetin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar nga plazhi.

Një maskë e thjeshtë është duke përdorur gjysmë gote vaj bajameje me një tul bananeje të miksuar. Këtë masë homogjene aplikojeni në flokë dhe lëreni të pushojë për 20 minuta dhe më pas vijoni me larjen normale me shampo dhe balsam.

Një tjetër mënyrë është përmes maskës me mjaltë. Për këtë masë përzjeni dy lugë mjaltë me dy lugë vaj ulliri dhe një të verdhë veze. Këtë masë aplikojeni në gjatësinë e flokëve të lagur.

Lëreni të veprojë për 30 minta dhe më pas lajini flokët normalisht./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd