
Kur një femre i pëlqen tualeti shpesh e gjen veten përballë dhënies së shpjegimeve se cilat janë arsyet që e shtyjnë të lyhet. Për të mos e vënë në siklet, janë disa shprehje të cilat një femër që i pëlqen tualeti nuk i duron:
Je më e bukur natyrale– Një femër e dhënë pas make up nëse nuk e vendos atë ndihet si e zhveshur, ndaj nuk e koncepton dot veten pa tualet.
Për çfarë i do gjithë ata buzëkuq– Femrat ujë dhe sapun, nuk i kuptojnë asnjëherë femrat që kanë shumë tualete, madje e konsiderojnë si shpërdorim parash. Nëse i thoni diçka të tillë një femre të varur pas tualetit, e vini në siklet.
Dukesh ndryshe pa tualet– Të tjerët nuk e kuptojnë, por një femër që përdor tualet e di fare mirë që ai mbulon disa defekte të vogla. Nuk bëhet fjalë për transformim, por për një vlerësim të vetes.
Femrat duan të tërheqin meshkujt me tualet– Nuk është e vërtetë, të paktën në pjesën më të madhe të rasteve. Femra lyhet për t’u ndjerë e bukur vetë dhe për ta kaluar ditën mbarë, jo për t’i rënë në sy një mashkulli që nuk e dallon buzëkuqin nga shkëlqyesi.
Me gjithë atë tualet dëmton lëkurën– Është një shprehje që dëgjohet shpesh, por që nuk është e vërtetë gjithmonë. Mjafton të zgjidhen produktet e duhura.
Sa kohë të duhet për t’u bërë gati– Rutina e bukurisë së një femre mund të jetë vërtetë e gjatë, sidomos parë nga sytë e një mashkulli. Kjo shprehje i vë gjithmonë në siklet femrat./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





