Transmetuar më 29-08-2015, 18:58

Puna është aktiviteti që zë pjesën më të madhe të ditës sonë dhe shpesh na shtyn që të rrimë për orë të tëra ulur para një kompjuteri, pa lëvizur apo pa u shpërqendruar. Ka nga ata që bëjnë disa ushtrime në zyrë dhe ka të tjerë që merren me palestër për të qëndruar në formë, por ka të tjerë që qëndrojnë në gatishmëri për punë. Më poshtë gjeni disa zakone të thjeshta që i bëjnë keq shëndetit në punë dhe që duhet t’i shmangni:

Kapërceni mëngjesin– Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe nuk duhet kapërcyer kurrë. Garanton energji për të përballuar ditën dhe stimulon organizmin që të punojë.

Mbështetja e fytyrës në pëllëmbët e duarve– Është një nga veprimet më të shpeshta, por në fakt është diçka e rrezikshme për lëkurën. Prekja e fytyrës me duar shton praninë e baktereve dhe stimulon daljen e puçrave.

Nuk lëvizni nga tavolina në pushimin e drekës– Pushimi i drekës është një moment i mirë për të lëvizur pak. Kush qëndron aty edhe për të ngrënë gabon, pasi truri ka nevojë për një pauzë për t’u rikarikuar.

Mbani pozicion të gabuar– Qëndrimi i keq dhe kërrusur shkakton dhimbje të kurrizit, qafës si dhe përkeqëson humorin.

Fërkoni sytë– Fërkimi i syve vazhdimisht nuk bën mirë, pasi i acaron dhe i mbush me mikrobe.

Qëndroni gjithmonë ulur– Jeta sedentare është shumë e rrezikshme pasi shkakton diabetin, probleme kardivaskulare dhe një sërë komplikacionesh të tjera.

Merrni celularin në tualet– Janë të shumtë personat që e marrin telefonin edhe në tualet, duke përfituar nga një pauzë e vogël për të kontrolluar mesazhet dhe njoftimet. Ky veprim nuk është aspak higjienik, pasi mund të merrni me vete baktere që ndodhen në banjo.

Nuk pushoni kur jeni sëmurë– Shkoni në punë me temperaturë ose me të ftohtë, por kjo gjë nuk i bën mirë as shëndetit mendor dhe as atij fizik. Kush ndihet i lodhur dhe i sëmurë duhet domosdoshmërisht të pushojë për t’u qetësuar, por edhe sepse rrezikon që të sëmurë edhe kolegët.

Kryqëzimi i këmbëve– Kryqëzimi i këmbëve gjatë qëndrimit ulur në tavolinën e punës është diçka shumë e dëmshme për shëndetin. Shkakton dhimbje në kurriz, në qafë dhe rrit presionin e gjakut. Pozicioni ideal i qëndrimit është ai me këmbët në dysheme./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd