Transmetuar më 29-08-2015, 18:10

U arrestua pse vodhi disa patatina dhe një pije me gaz për një vlerë prej 5 dollarësh, në një supermarket në Portsmouth, të Virginia (SHBA).
Afro-amerikani 24 vjeçar Jamycheal Mitchell, me çrregullime mendore gjeti vdekjen në qeli nga uria, pas katër muajsh kequshqerje.
Sipas autoriteteve bëhet fjalë për vdekje “për shkaqe natyrale”, por familja pretendon se i riu prej kohësh refuzonte ushqimin dhe askush nuk ndërhynte.
Ditën e djeshme trupi i tij u gjet në qeli i pajetë, nga personeli i burgut pa asnjë shenjë apo traumë, ndërsa aktualisht pritet përgjigja e autopsisë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





