Transmetuar më 29-08-2015, 17:42

Princi Alberto II i Monakos, gruaja e tij Charlene dhe dy fëmijët binjakë Gabriella dhe Jacques, janë bërë pjesë e piknikut tradicional “Pique Nique Monegasque”.

Ky piknik i principatës mbahet çdo vit në parkun e Principesse Antoinette. Të veshur sa thjeshtë dhe bukur, Alberto dhe Charlene dukeshin mjaft elegantë teksa u vunë në objektivin e fotografëve.

Ndërsa të vegjlit e tyre ishin veshur me veshje tradicionale për daljen e tyre të katërt publike.

Binjakët Gabriella dhe Jacques janë tetë muajsh. Ligji për trashëgimtarin e fronit në Monako, parashikon se nëse dy fëmijët janë të së njëjtës gjini, trashëgimtari është ai që lind i pari, ndërsa kur lind një djalë dhe një vajzë, trashëgimtari bëhet automatikisht djali.

Alberto II është djali i princit Ranieri dhe i Grace Kelly, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhje jashtëmartesore dhe që nuk kanë të drejtë për fronin./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd