Transmetuar më 29-08-2015, 16:56

“Një baba sirian shet stilolapsa rrugëve në Bejrut, me vajzën në gjumë”. Mjaftoi ky postim në Twitter për të ngjallur solidaritetin e mijëra personave të cilët nisën një fushatë online që nga 27 gushti dhe deri më tani kanë mbledhur 120 mijë dollarë për Abdulin, refugjat sirian i arratisur nga kampi i Yarmuk.

Përdoruesit e rrjeteve sociale u vunë në lëvizje nga një aktivist islandez, Gissur Simonarson, i cili po në Twitter, arriti të zbulojë identitetin e Abdul dhe t’a njohë personalisht.

Burri i cili në Siri punonte në një fabrikë çokollatash, tani jeton në Bejrut të Libisë, në varfëri dhe mbijeton duke shitur stilolapsa rrugës për të mbajtur fëmijët Adbulillah, 9 vjeç dhe Reem, 4 vjeçe e gjysmë.

Simonarson, thotë se është vënë në kontakt me Unicef për të garantuar transferimin e Abdul në një vend më të sigurtë në mënyrë që të marrë asistencën e nevojshme./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd