Transmetuar më 29-08-2015, 12:07




Një cunami i madh në detin Mesdhe mund të rrezikojë jetët e 130 milionë njerëzve që jetojnë në bregdet, kanë paralajmëruar shkencëtarët, raporton Daily Mail.
Hulumtuesin janë duke ekzaminuar masën e tërmeteve që goditën bregun verior të Afrikës dhe kanë paralajmëruar se këto tërmet mund të krijojnë valë të mëdha.
Ata kanë gjetur se nëse një tërmet me magnitudë 7.0 mund të zhdukte nga sipërfaqja një pjesë të Sicilisë dhe jugun e Kretës në Greqi.
Studiuesit kanë thënë se ky është një fenomen që ndodhë çdo 100 vjet dhe se tani është koha që të ndodhë cunami i radhës. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





