
Tiranë, 29 gusht 2015, NOA.al- Debati në distancë mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për rritjen e taksave, kontrabandën dhe evazionin fiskal, po vazhdon çdo ditë dhe me tone më të ashpra në rrjetet sociale.
Kreu i opozitës kishte akuzuar qeverinë si të paaftë në menaxhimin e financave të vendit, por kjo akuzë është hedhur poshtë me statistika nga kreu i qeverisë.
Të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe Basha sot, i cili ka postuar në Facebook disa grafikë ku tregohet sipas tij, rënia ekonomike.
"Ja të dhënat e Ministrisë së Financave që ju fshihet Rama. 160 milion dollarë kontrabandë, evazion dhe korrupsion në vetëm 7 muaj”, – komenton z.Basha grafikat e mëposhtme. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





