
Elbasan, 29 gusht 2015, NOA.al – Një vajzë 15 vjeçare e cila prej tre ditësh kërkohej nga policia në Elbasan, është gjetur e vdekur në ujërat e një rezervuari.
Xh.Z., 15 vjeçe, banuese në fshatin Balldren pranë qytetit Elbasan, u gjet e pajetë në rezervuarin pranë vendbanimit të saj.
Nga ekspertiza e kryer, mësohet se adoleshentja ishte mbytur në rezervuar. Të dhënat tregojnë se kemi të bëjmë me mbytje të qëllimshme të të miturës e cila kishte vendosur t’i jepte fund jetës, për arsye që mbeten të paqarta.
Adoleshentja u zhduk më 26 gusht. Burime në vendngjarje i thanë NOA-s se e mitura, ditën e zhdukjes ishte grindur me të atin. Sherri ka ardhur mes atë e bijë për arsye ende të paqarta. Babai e ka qortuar vajzën e vet dhe debati është nxehur duke precipituar deri në largim nga shtëpia të të miturës.
Familjarët kërkuan ndihmën e policisë për të gjetur vajzën e tyre të mitur.
Forcat e policisë, pas kërkimeve të bëra, njoftuan sot se e vogla është gjetur mbytur. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





