Transmetuar më 29-08-2015, 09:52

Shkodër, 29 gusht 2015, NOA.al- Mungesa e sigurisë teknike në punë duke shkaktuar më pas aksidente është akuza penale në punë ka vënë në pranga dy persona në Shkodër.

Arrestimi i dy burrave erdhi pas vdekjes së 20 vjeçarit nga Shkodra që punonte për ndërtimin e një resorti.

Ata janë Nikolin Çersaqi, 67 vjeç, banues në Shkodër, pronar i firmës së ndërtimit “2 Niko shpk” dhe  Fejzi Selimi, 61 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë përgjegjës i brigadës së ndërtimit në firmën  “2 Niko shpk”.

Arrestimi i tyre u bë, sepse nuk kishin marrë masat e duhura mbrojtëse në punimet ndërtuese që po kryheshin nga ana e firmës  “2 Niko shpk”, për llogari të firmës  “Xhenis shpk”, në ndërtimin e objekteve të resortit  “Grand Europa” në Velipojë, në Shkodër.

Ku dhe për pasojë gjatë punës ka humbur jetën duke rënë nga lartësia shtetasi, F.R., 20 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimi i kryer rezulton se viktima dhe punëtorët e tjerë që punonin në firmën “2 Niko shpk”, nuk ishin të regjistruar apo të siguruar në organet përkatëse.  /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd