Transmetuar më 29-08-2015, 09:08

Tiranë, 29 gusht 2015, NOA.al-Është ekstraduar nga Italia 31 vjeçari shqiptarë, i  dënuar me 8 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Policia informon se shtetasi i ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë shtetasi Lulzim, alias Luis Dervishi, 31 vjeç, lindur  në Kavajë.

Për këtë shtetas Gjykata e Kavajës në maj të 2012 ka dhanë masën e dënimit me 8 vjet burg për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike” .

Por arrestimi i tij është bërë e mundur nga policia Italiane dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë i mundur ekstradimi i tij.

Ky shtetas në datën 02.02.2011 rreth orës 03.45 gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të policisë Kavajë janë kapur në flagrancë në mjetin e tip Mitsubishi me targë BE-5784, me lëndë narkotike (Heroine) shtetasit  Lulzim, alias Luis Dervishi si dhe shtetasi  S.P. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd