
Duket se për çiftin simpatik të “Big Brother”, gjithçka po shkon më së miri. Tea dhe Vesel, sapo kanë përfunduar pushimet e tyre luksoze në Turqi. Vetëm pak ditë më parë është konfirmuar tashmë edhe prezenca e djaloshit nga Prizreni në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, çka do të thotë se për disa muaj, Veseli do të jetojë në Tiranë.
E ku më mirë sesa me të dashurën e tij mund të ndjehet komodë, fituesi i “Big Brother 8″. E kontaktuar nga “Bluetooth”, fillimisht Tea heziton të pranojë nëse dy të rinjtë do të jetojnë së bashku, duke na thënë “Flisni me Veselin më mirë”, por më pas, bukuroshja nga Korça, dorëzohet. “Po, Veseli dhe unë do të provojmë bashkëjetesën për disa kohë në Tiranë”, ka rrëfyer Tea.
Në shtator do të nisin edhe përgatitjet e sfidës së kërcimit, çfarë do të thotë se konkurrentët do të mblidhen në fillim të shatorit dhe do të qëndrojnë në Tiranë deri në fund të “Dance with me”. E gjitha kjo do të shërbejë edhe si një provë për të testuar çiftin e ri. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të jemi dëshmitarë të kësaj bashkëjetese të re, për të parë sesi do shkojë mes dy ish-konkurrentëve. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





