




Jeni mësuar ta shikoni shalqirin vetëm në formë të rrumbullakët, tani gjërat kanë ndryshuar. Mos u habisni kur një ditë t’ju vijë në shtëpi një shalqi në formë zemre apo kubiku.
Ismail Yanarates, inxhinier pyjesh nga Stambolli, ka kultivuar shalqi në formën e një zemre. Yanarates tha se për të prodhuar shalqirin në një kubik zemre ka udhëtuar shumë jashtë vendit, dhe se kjo ndërmarrje ka pasur mbështetjen e një ekip profesional
Yanarates shtoi se shalqiri në formën e një zemre dhe kubi janë prodhuar për tregun e brendshëm turk, por ai mund të jetë i pranishëm edhe në Rusi, Evropë dhe vendet e tjera. “Tani për tani, ne kemi rritur një numër të kufizuar shalqiri dhe ata do të jenë të pranishëm vetëm në tregun e brendshëm. Shalqiri në formën e zemrës në veçanti mund të përdoret si një dhuratë dhe në sektorin e turizmit. Gjithashtu do të dekorojnë edhe dritaret.
Njerëzit që marrin një buqetë me lule për të shprehur dashurinë , tani do të kenë mundësinë të dhurojnë edhe një shalqi në formën e zemrës”, ka thënë Yanarates. Ai shtoi se ekipi i tij po punon edhe për rritjen e një limoni dhe kastraveci në formën e një zemre, dhe vuri në dukje se më herët në Turqi nuk janë kultivuar fruta në forma të ndryshme. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





