Transmetuar më 28-08-2015, 18:45

Lezhë, 28 gusht 2015, NOA.al- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Fushë-Krujë, duke i marrë jetën një 27­vjeçari.

Personi i aksidentuar është shtetasi Ervin Ranxi. 27 vjeçari po udhëtonte me një makinë tip Benz në drejtim të Shkodrës kur makina e tij ka devijuar rrugën dhe është përplasur  me një kamion të parkuar në anë të rrugës.

Makina nga përplasja e fortë, ka arritur të përmbysë kamionin.

Për pasojë, drejtuesi gjeti vdekjen e menjëhershme. Sipas hetimeve të para mësohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd