Transmetuar më 28-08-2015, 16:20

Lezhë, 28 gusht 2015, NOA.al-Dy punonjësve të burgut të Shën Kollit në Lezhë ju ka kushtuar shtrenjtë përpjekja për të “ndihmuar”  një grua të fuste drogë në qelinë e burgut për bashkëshortin e saj.

Tentativa ka dështuar, sepse dy punonjësit e policisë dhe gruaja 51 vjeçare kanë rënë në prangat e policisë.

Policia bën të ditur se  shtetasja Mrikë Lazri, 51 vjeçe, banuese në Luf, Pukë, ka shkuar si çdo muaj për të takuar bashkëshortin e saj, i cili vuan dënimin në burgun e Shën Kollit, në Lezhë.

Gjatë kontrollit të familjarëve është zbuluar se kjo shtetase përveç ushqimeve dhe disa veshmbathje që kishte me vete, posedonte edhe një sasi prej 1.35 gr lëndë narkotike, e  cila dyshohet të jetë Canabis Sattiva. Gjithashtu kësaj zonje i është gjetur mes sendeve të saj edhe një telefon i markës Samsung dhe 4300 lek të rinj.

Pas gjetjes së këtyre materialeve që janë të ndaluara për të hyrë në qelitë e të burgosurave, titullarët e këtij burgu kanë kërkuar hetim të mëtejshme të ngjarjes dhe ka rezultuar se kjo shtetase ishte favorizuar nga dy punonjës të burgut të ShënKollit.

Sipas hetimit ka rezultuar se shtetasi  Miklovan Kuliçi, 37 vjeç, banues në Tiranë,  punonjës policie në IEVP ShënKoll, ka qenë në shërbim dhe nga monitorimi i veprimeve të tij nëpërmjet kamerave është konstatuar dhe fiksuar se diçka ka nxjerrë nga trupi duke e hedhur në krahun e djathtë të tij. Pas konstatimit u vërtetua se punonjësi i policisë kishte hedhur 3.55 gr lëndë narkotike e dyshuar për cannabis sattiva.

Shtetasi Miklovan Kuliçi ë3shtë arrestuar por në pranga ka rënë edhe një tjetër punonjës i burgut të ShënKollit, Ram Toskaj, 45 vjeç , banues në Babrru Tiranë

Policia informon se arrestimi i tij u bë pasi, nga hetimet e para rezulton se ky shtetas të jetë i implikuar në veprën penale të prodhimit dhe shitjes narkotikeve për punonjësin e policisë burgut Miklovan Kuliçi. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd