
Tiranë, 28 gusht 2015, NOA.al- Të gjithë qytetarët që kanë gjoba makinash të pa paguara duhet ti paguajnë, në të kundër do të penalizohen. Thirrja vjen nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, e cila njofton të gjithë qytetarët që të paguajnë gjobat e automjeteve.
Në përmjet një deklarate për mediat, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tirane njofton të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që kanë në pronësi apo /përdorim mjete rrugore, të marrin masa për likujdimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë, për shkelje të legjislacionit rrugor.
Sipas policisë, duke filluar nga data 01 Shtator 2015, nga shërbimet e policisë rrugore do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme, dhe për mjetet që do të rezultojnë me 1 gjobë, të cilës i ka kaluar afati 30 ditor i arkëtimit do të bëhet bllokimi administrativ deri në arkëtimin e tyre.
Gjithashtu, për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet, dhe nuk tërhiqet nga pronari, mjeti do të konfiskohet.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të mjeteve që të verifikojnë targat e mjeteve , dhe të likuidojnë gjobat sipas afatit të parashikuar në Ligj. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





