Transmetuar më 28-08-2015, 15:29



Çuditë e Chris Brown nuk kanë të mbaruar. Ja çfarë ka bërë të radhës. Rreperi i njohur ka postuar një foto të tij në Twitter ku ju tregon fansave tatuazhin e radhës.
Ajo çfarë Chris ka bërë këtë herë është Perëndesha Afërdita dhe e ka bërë në pjesën e pasme të kokës së tij.
Duke ri sjelle në kohë Perëndeshën Afërditë, Chris ka treguar se është i dhënë shumë pas mitologjisë.
26-vjeçari aktualisht është një ndër rreperët më të mirë të botës. Ai po shijon suksesin e këngës “Body On Me”, të realizuar me këngëtaren Rita Ora, një këngë mjaft e bukur e shoqëruar nga një klip shumë i nxehtë. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





