Transmetuar më 28-08-2015, 15:00

Tiranë, NOA.al- Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në të gjithë territorin deri në mesdite kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër zonat malore. Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot kryesisht të kthjellët në vend, me përjashtim të zonave veriore dhe verilindore që përveç kthjellimeve të pranishme do të kenë edhe vranësira kalimtare. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë ditës së shtunë, vlera maksimale në rang territori do të arrijë deri në 38 gradë celcius. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h dhe drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 -3 ballë.

 Europa

Pjesa me e madhe e kontinetit Europian do te jete nen dominimin e motit te kthjellet dhe temperaturave te larta, ku me te larta temperaturat do te shenohen rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit. Ndersa, ndryshe paraqitet situata e motit per ishujt Britanike dhe vendet Nordike ku vranesirat dhe shirat do te jene domonuese gjate gjithe dites, here pas here rrebeshe. Gjithashtu, vranesira dhe shira do te kete nje pjese e Europes qendore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd