Transmetuar më 28-08-2015, 14:23

Është një pije e përdorur shpesh nga personazhe të famshëm si Gwyneth Paltrow, Jennifer Aniston dhe Claudia Schiffer. Pirja e ujit të ngrohtë me limon në mëngjes cilësohet si një mënyrë shumë e mirë për pastrimin e toksinave të trupit dhe për humbjen e peshës.

Por ky lëng është shumë i dëmshëm për dhëmbët. Ky shqetësim publikohet nga Daily Mail online, duke cituar dentistin anglez Damien Walmsley, konsulent shkencor i British Dental Association.

Ai përmend studime të ndryshme të cilat kanë zbuluar se si aciditeti i kësaj pije, veçanërisht i limonit i kombinuar me ujin e ngrohtë.

“Lëngu i limonit ka një pehash nga 2 deri në 3, domethënë shumë acid. Temperatura e ujit të ngrohtë mund ta shtojë edhe më tej këtë efekt dhe mund të dëmtojë dhëmbët”, thotë Walmsley.

Në vijim ai shton se po vijnë gjithnjë e në rritje rastet e dëmtimit të dhëmbëve për shkak të pijeve të gazuara, ndaj këshillohet reduktimi i tyre si dhe shpëlarja thjesht me ujë e gojës, në rastet kur pihen. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd