
Bajamet, qofshin të thata ose të freskëta dhe të stinës, janë një prej frutave të thata më të preferuara, për shkak të shijes së tyre unike. Ndër të tjera ato përmbajnë një sërë vitaminash të dobishme.
Falë përmbajtjes së proteinave, vitaminave B, E dhe kripërave minerale si fosfori dhe hekuri, por edhe magnezi dhe potasi, janë perfekte për t’u konsumuar ndërmjet vakteve, si paradite dhe mbasdite.
Ato janë shumë të mira për të frenuar urinë dhe për të dhënë më shumë energji. Ndërkohë vitamina E që gjendet te bajamet mund të ndihmojë kundër sëmundjeve të zemrës, si dhe kundër plakjes. Bajamet janë në gjendje që të parandalojnë rrudhat, por edhe celulitin, duke garantuar një lëkurë më elastike dhe të re.
Gjithashtu edhe vaji i bajameve është një përbërës i cili mund të përdoret fare mirë si produkt bukurie, për të hidratuar flokët, ose në vend të balsamit për t’i bërë më të butë dhe me shkëlqim.
Ndërsa për gjithë ata që kanë thonj të dobët, mjafton të pikohen disa pika vaj bajameje në sipërfaqe ose t’i lyeni me një copë pambuku dhe t’i mbani për dhjetë minuta. Në këtë mënyrë thonjtë do të thithin kripërat minerale dhe do të jenë më të fortë dhe të shëndetshëm./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





