Transmetuar më 28-08-2015, 09:27

Mjeku i këshilloi që të lahej me zbardhues, (lloj açe) dhe një nënë e re rrezikoi jetën. Sarah Cole pësoi 98% djegie të trupit pasi u fut në zbardhues, ashtu siç e këshilloi një specialist.

Gruaja nga Dapto të Australisë, nënë e tre fëmijëve, kërkoi zgjidhje për një formë agresive ekzeme dhe mjeku e këshilloi që të futej në një vaskë me ujë të ngrohtë të shoqëruar me një filxhan zbardhues.

“Kujtoj se i thashë mjekut që kurrë në jetë nuk do futem në zbardhues, pasi dëmton”, thotë Sarah për Daily Telegraph, por mjeku insistoi shumë dhe më në fund ajo e besoi.

Pas dy ditësh “terapie”, gruaja u dërgua me urgjencë në spital,. Me trupin e mbushur me flluska, si ato të shkaktuara nga djegia.

E nxjerrë nga spitali pas katër javësh shtrimi në terapi intensive, Sarah zbuloi se ishte e vërtetë që ekzema mund të kurohet me zbardhues të hedhur në ujë, por me një sasi shumë më të vogël nga ajo që i këshilloi mjeku.

Ajo ka bërë denoncimin ndaj tij, duke bërë që policia të nisë hetimet.

Ekzema është një sëmundje që shoqërohet nga skuqja, kruarja dhe çarja e lëkurës, ku nëse infeksioni është i rëndë, shkaktohen dhimbje të padurueshme./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd