























Reumatizmë, dhimbje artikulare, impotencë dhe mungesë pjellorie. Prej shekujsh në Egjipt këto patologji kurohen me një metodë alternative, banjot në rërë.
Një “ilaç ekstrem” që zhvilloet në shkretëtirën e Siwa, ku praktikohet në temperatura që i kalojnë 45 gradët në orët më të nxehta të ditës.
Pacientët mbulohen deri në fyt për 10-15 minuta dhe më pas futen direkt në tenda të ekspozuara në diell, të cilat funksionojnë si sauna, ndërsa aty u ofrohen pije të nxehta.
“Pacientëve” nuk u lejohet të lahen ose të ekspozohen me korrente të ftohta për tre ditët pasuese.
“Janë të domosdoshme nga tre deri në nëntë trajtime për të pasur rezultat”, thotë Al-Sayyed Haroun, përgjegjës i biznesit në rërën e shkretëtirës. Çdo trajtim kushton nga 39 deri në 51 dollarë për seancë./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





