Transmetuar më 28-08-2015, 08:16

Një vajzë e moshës 11 vjeçare nga Meksika, vrau dy vëllezërit e saj të mitur dhe pas dy javësh tentoi vetëvrasjen.

Dy vrasjet, janë kryer në muajin kokrrik në Ciudad Madero. E dyshuara për krimin është Fernanda Cruz, një vajzë e cila duket se ka manifestuar shenja skizofrenia.

Dy vëllezërit e saj, njëri 3 muajsh dhe tjetri tre vjeç u mbytën me jastëk, vetëm pak ditë larg njeri tjetrit.

Policia e cila hetonte për rastin nuk kishte asnjë dyshim për vajzën. Ishte vetë ajo që tregoi gjithë sa kishte bërë pasi tentoi vetëvrasjen.

Dy javë pasi u zyri frymën vëllezërve të vegjël, ajo piu një grusht ilaçesh në tentativë për t’u vetëvrarë.

E dërguar në spital e mitrua shpjegoi se i kishte vrarë pasi “ja kishte kërkuar Satanai”. Ajo shpjegoi se djalli fillimisht i kishte kërkuar të vriste vëllezërit dhe më pas veten për t’u bashkuar me ta.

Pasi vajza shpjegoi veprimet e saj, prindërit thanë në polici se e dinin që vajza fliste me djallin, por se e kishin nënvlerësuar problemin e saj./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd