Transmetuar më 28-08-2015, 08:00

Dasma e tij është një ndër më të komentuarave dhe ashtu si nisi me bujë ashtu dhe vijoi.

Këngëtari Sinan Hoxha ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar ceremoninë martesore, në një mënyrë sa luksoze, elegante edhe popullore .

Ai i ka respektuar mysafirët e tij, duke i pritur në hyrje të resortit ku bënte dasmën dhe në këto momente është fotografuar me secilin prej tyre.

Miqtë e tij kanë postuar fotot e para në momentin kur ai dhe Andarra Destani vajza nga Komanova i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit.

Ashtu siç është bërë e ditur në dasmë ka patur shumë miq dhe të afërm të Sinanit, këngëtarë e muzikantë të njohur si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Miket e tij Artjola Toska, Soni Malaj dhe Rozana Radi kanë mbajtur peshën kryesore të dasmës me zërat e tyre./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd