Transmetuar më 28-08-2015, 07:42

E hënë rekord për Facebook. Për herë të parë rrjeti i famshëm social është përdorur nga një miliardë persona brenda një dite.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, e lajmëroi këtë fakt me një postim në profilin e tij, ku shpjegon se të hënën e kaluar një person në 7 në të gjithë planetin, kishte hyrë në Facebook, për të pasur kontakte me miqtë.

Në total Facebook ka thuajse 1.5 miliardë përdorues që hyjnë së paku një herë në muaj./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd