Transmetuar më 28-08-2015, 07:18

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 28 gusht 2015.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Premtimet e BE për Shqipërinë. Samiti i Vjenës, avancon ideja për autostradën Nish- Prishtinë-Durrës dhe asaj Adriatiko-Joniane”.

Tituj të tjerë janë; “Ish- të dënuarit, si ndahet kësti i adhshëm për trashëgimtarët”.

“Gjermania, Merkel deklaron prerë: Azil vetëm për vendet ku ka luftë”.

Lexoni dhe: Mbyllet Samiti ballkanik i Vjenës. Thelbi i deklaratës së përbashkët

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor titullin, “BE jep 600 milionë euro për Ballkanin. Projektet që kaluan dhe ato që u rrëzuan në Samitin e Vjenës, sa përfiton Shqipëria”.

Tituj të tjerë janë; “Kisha e Dhërmiut, Dervishi i mbyll derën Athinës: Nuk u sqarojmë punët e brendshme”.

“Marijuana me avion, 200 mijë euro për çdo fluturim”.

“Greqi, nis aplikimi për shtetësinë”.

Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin, “Samiti i Vjenës, BE miliarda euro për rrugët dhe energjinë në Ballkan”.

Tituj të tjerë janë; “Droga me avion, komisari i policisë informonte trafikantët për operacionet antikanabis”.

“Rama: Nuk jemi magjistarë. Të rinjtë nuk kanë kohë të presin”.

“Kisha në Dhërmi, Shqipëri-Greqi, “indinjatë” me tone më të buta”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Mina me sahat, Topalli: PD të mos presë zgjedhjet”.

Tituj të tjerë janë; “Kisha e Dhërmiut, ambasadori Dervishi: Ja takimi në Ministrinë  e Jashtme greke”.

“Ndërmarrjet e vogla, ja si të përfitoni subvencione”.

“Samiti i Vjenës, Rama: Europa e ka humbur rrugën. Merkel: S’ka azil për shqiptarët”./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd