
Për një pjesë të njerëzve djersitja është një siklet i madh, pasi ata nuk e shmangin dot këtë proces dhe kjo i bën që të lënë shumë takime apo të shmangin disa veshje për të shpëtuar nga sikleti i syve të të tjerëve.
Sipas mjekëve secili prej nesh, eliminon nga 500 deri në 800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë, vetëm përmes gjëndrave të djersës. Kjo sasi dyfishohet me ardhjen e sezonit të verës. Për të shmangur këtë djersitje të tepruar, rekomandon disa mënyra të thjeshta dhe funksionale
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në veshje. Ndaloni ato me natyrë sintetike dhe vishni më mirë ato prej pambuku dhe liri.
Zgjidhni deodorantin e duhur. Më të mirë janë ata me më pak alkool, sepse ky i fundit mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Përdorimi i deodorantit, mund të bllokojë kanalet nëpër të cilat krijohet djersa.
Nëse ju nuk mund të laheni çdo ditë, mjafton vetëm që ta thani mirë trupin tuaj me një leckë pambuku, për të parandaluar kështu përhapjen e baktereve fermentues, që mund të shkaktojnë erë të keqe dhe shtimin e djersitjes gjithashtu.
Qëndroni larg kafes dhe alkoolit apo ushqimeve përgjithësisht djegëse dhe pijeve. Sepse ato përmbajnë substanca që rrisin prodhimin e acetilkolinës, neuro-transmetuesi përgjegjës për djersitjen. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





