
Tiranë, 27 gusht 2015, NOA.al- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar si historik Samitit e Vjenës, por shprehet ai në një status në Facebook, se Edi Rama shkoi në Vjenë si dështak, qëndroi si shtiak dhe u kthye pa pantallona, cullak!!
Në statusin e tij Berisha shkruna:
“Të dashur miq, Samiti i Vjenës përfundoi. Ai ishte një ngjarje historike për Ballkanin. Për dy dite me radhe ne kryeqytetin e Austrisë u zhvillua një dialog shume i rëndësishëm i niveleve me te larta midis BE dhe vendeve te Ballkanit. Aty u diskutua dhe për probleme te rëndësishme infrastrukturore me impakt te vërtete pozitiv për vendet tona. Por ne dallim thelbësor nga Samiti i Berlinit, disa nga vendet e Ballkanit, mjerisht Shqipëria ne krye, shkuan aty si një problem madhor ne krizën e azilkërkuesve, krizën me te rende me te cilen përballet Europa e Pasluftës se Dyte Botërore.
Kështu qe, e shndërruar ne një problem tejet te mprehte për Europën, Shqipëria shkoi aty me e pabesueshme dhe me shqetësuese për BE se sa kurrë ne këto 20 vite. Kjo është arsyeja qe i vetëshpalluri "lideri" i Ballkanit, Edi Rama, shkoi ne Vjene si eshtak, qëndroi aty se shtiak, rrahu gjoksin për suksese imagjinare por doli siç është, paranojak, kërcënoi se është furioz dhe mund te hape probleme por i rëne pantallonat (por jo ne stadium, po ne salle) për te mos thëne ai u kthye cullak.
Ne Samit, përveç disa shpotive ndaj ekspozesë se tij iluzive dhe kërcënuese, nuk ja vari njeri. Per Ramen ne ketë Samit tingëllonin aktuale vargjet e Pashko Vasos "te shkone bota sypri e me kamë te shklet, nje fjale te mire kurrkush nuk ta flet". Por Rama kishte bere një gjë shume te mire, kishte dëgjuar Fugen dhe kishte anuluar marrjen e mediave te tij ne Vjene, ndërkohe kishte porositur Mr. Klliren dhe çunat e Hakmarrjes ta qetësonin dhe ngushëllonin pak ne gazetat e tyre duke e mbrojtur nga sulmet e Berishës!! Sb”, /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





