
Historia e një gjysheje vrasëse ka shokuar mbarë botën. Gruaja ruse u arrestua muajin e kaluar nën akuzën e vrasjes me dashje dhe tashmë del një video ku ajo shihet teksa del nga shtëpia me një tenxhere në duar.
Në atë tenxhere sipas hetuesve është koka e gruas, e cila ishte viktima e saj e fundit.
Tamara Samsonova, 68 vjeçe nga Shën Petërburgu, dyshohet për vrasjen e 11 personave dhe për ngrënien e trupave të tyre.
Disa vrasje e moshuara i ka rrëfyer në një ditar, në mesin e tyre edhe atë të 79 vjeçares Valentina Ulanova.
Siç transmetojnë mediat vendase është pikërisht koka e Ulanova ajo që mban 68 vjeçarja në tenxhere. Gruaja dyshohet edhe për vrasjen e të shoqit në vitin 2005. Tashmë hetuesit janë përqendruar në zbulimin e 20 viteve të fundit të krimeve të saj, pasi dyshohet për vrasje të tjera./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





