
Nuk mund të mjaftohemi vetëm me faktin se njeriu lind inteligjent, dhe kaq. Për ta rritur nivelin e inteligjencës, gjithmonë duhet të punojmë dhe të mësojmë më shumë.
Shkencëtarët gjatë studimet kanë arritur në 7 gjërat më kryesore që ndihmojnë në rritjen e nivelit të inteligjencës.
1-Luajtja në një instrument muzikorë. Luajtja në një instrument muzikorë ndihmon në kreativitet, aftësitë analitike, mësimin e gjuhës, matematikës, pra në përgjithësi fortësimin e aftësive motorike të trurit.
2-Lexoni gjithçka. Përfitimet e leximit janë të njëjta nëse ju jeni duke shijuar leximin e Game of Thrones, Harry Potter ose botimin e fundit të ndonjë gazete ditore.
3-Aktiviteti i rregullt fizik. Ushtrimet e rastësishme nuk kanë efekt. Lëvizja e rregullt është shumë më efektive se sa ushtrimet e kohë pas kohshme.
4-Mësoni një gjuhë të re. Harrojeni zgjidhjen e enigmave për të përmirësuar kujtesën, në vend të enigmave filloni të mësoni një gjuhë të huaj në vend.
5-Testoni të mësuarit tuaj kumulative (mbani mend) Shumë studentë inteligjent të shkollave të mesme dhe kolegjit, janë të bindur se për provimet përfundimtare e kanë zotëruar materien për ditën e testit.
6-Ushtrojeni trurin tuaj. Sudoku, enigmat, shahu, video lojërat, lojërat me letra, dhe aktivitete të ngjashme e rrisin plasticitetin e neuroneve.
7-Meditoni. Në vitin 1992 Dalai Lama kishte ftuar shkencëtarin Richard Davidson për të studiuar valët e trurit të tij gjatë meditimit, për të zbuluar nëse ai mund të gjenerojë valë specifike të trurit të komanduara. Dhe ajo që rezultoi kur Dalai Lama dhe murgjit e tjerë ishin duke medituar dhe të përqendroheshin në brendësinë e tyre, valët e tyre të trurit treguan se ata ishin në një gjendje shumë të qetë dhe të lidhur të mendjes. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





