Transmetuar më 27-08-2015, 16:51

Këngëtarja Jonida Maliqi gjithmonë ka ditur të na habisë në fushën e muzikës me profesionalizmin e saj, por tashmë ajo na ka lënë pa fjalë edhe përsa i takon pamjes së jashtme fizike.

Jonida ka postuar një foto ku tregon trupin e tonifikuar. Megjithëse është mamaja e një djali, lindja duket se nuk ka lënë asnjë gjurmë ne trupin e këngëtares, e cila është më në formë se kurrë.

Teksa po pushon në ditët e fundit të kësaj vere, Jonida nuk ngurron të ndajë momente të bukura edhe me fansat që e ndjekin në Instagram. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd