Transmetuar më 27-08-2015, 16:17

Tiranë, 27 gusht 2015, NOA.al- Një aksident më pasojë humbjen e jetës së një personi është shënuar para pak minutash në zonën e Saukut.

Aksidenti ka ndodhur më rreth rrotullimin e Unazës së Re. Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses, sepse personi që ka humbur jetën është bllokuar në makinë.

Makina e aksidentuar është e tipit Benz me targa AA366 AH.  /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd