Transmetuar më 27-08-2015, 15:00

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të dominojnë motin në pjesën më të madhe të territorit shqiptar por në zonat malore do të ketë herë pas here vranësira, më të dukshme në veri të vendit. Parashikohet që e njëjta situatë e qëndrueshme e motit të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites si edhe në mbrëmje ku moti i kthjellët do të jetë dominues në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare vijën kufitare veriore- verilindore.

Sipas MeteoAlb, për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të tyre. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi  veriperëndimor duke gjenruar në det dalllgëzim 2 ballë.

Europa

Gadishulli Ballkanik do të vijojë me kthjellime dhe temperatura të larta deri në 38 gradë celcius, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga veriu i Afrikës. Po ashtu. pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të vijojë të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare. Ndërsa vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira do të jenë vendet e Europës qendore si edhe vendet lindore. Vranësira dhe shira më të dobët do të dominojnë kushtet meteorologjike mbi ishujt Britanikë dhe zonën e alpeve./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd