Transmetuar më 27-08-2015, 14:53

Sërish dramë me emigrantët, kësaj radhe në Austri. 50 refugjatë u gjetën të vdekur të asfiksuar brenda një kamioni.
Kamioni ishte parkuar qysh dje, në një zonë pranë autostradës A4, pranë Parndorf, në provincën e Neusiedl am See.
Gjetja e trupave të pajetë u bë nga një punonjës i Asfinag (shoqëria e autostradave në Australi).
Informacioni për zbulimin troditës u dha në polici rreth orës 11.30 të ditës së sotme. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje dhe as origjina e emigrantëve, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





