Transmetuar më 27-08-2015, 14:36

Toby Sheldon ka vdekur. 35 vjeçari i cili shpenzoi mijëra dollarë për t’i ngjarë këngëtarit të tij të preferuar Justin Bieber ka humbur jetën në rrethana të paqarta.

Ai u gjet i vdekur në një motel në San Fernando Valley, California, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi për vdekjen e tij jepet nga sajti TMZ. Mësohet se në dhomën e hotelit ku u gjet trupi i pajetë, kishte gjurmë lëndësh narkotike, megjithëse motivi i vdekjes së tij nuk dihet ende.

Sheldon shpenzoi plot 100 mijë dollarë në kirurgjinë estetike për tu bërë si idhulli i tij.

Në një intervistë të tij Toby ishte shprehur i kënaqur nga rezultati, duke thënë se përdori fytyrën fëminore të Bieber si frymëzim, për të fituar një pamje më të re.

Për plot 5 vjet ai ka kryer ndërhyrje kirurgjike, që nga injeksionet, botox dhe transplanti i flokëve, deri sa u transformua në një Justin Bieber adoleshent./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd