
Vlorë, 27 gusht 2015, NOA.al- Një adoleshent i moshës 17 vjeçare është plagosur me armë zjarri në Vlorë, në rrethana ende të paqarta.
I dëmtuari V.M., me banim në fshatin Brataj të Vlorës, tha në polici se është vetëplagosur nga pakujdesia me armë pasditen e djeshme.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i tij në flagrancë në spital, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, bëhet e ditur se ditën e djeshme rreth orës 14:30, në vendin e quajtur “Vaskë”, i riu dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
Për pasojë, 17 vjeçarit i është shkaktuar një plagë tejshpuese në dorën e majtë dhe në gjurin e këmbës së majtë i është gjetur një predhë, për të cilën po punohet për identifikimin dhe llojin e armës së zjarrit.
Nga ana e uniformave blu po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Efektivët e policisë po hetojnë edhe në një pistë tjetër të mundshme, atë të një plagosje nga dikush tjetër por që dyshohet se 17 vjeçari fsheh personin që e ka qëlluar.
Kjo pistë thellohet më tej, për shkak se pavarësisht akuzës V.M., nuk i është gjetur arma me të cilin pretendon se është vetëplagosur, madje nuk dihet as lloji i saj./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





