
Një mrekulli e shkencës. Një ndërhyrje e kryer në Suedi, në Gotheborg, mundësoi bashkimin e tre gjeneratave dhe bëri nënë një grua 30 vjeçare, e cila kishte humbur mitrën në moshën 20 vjeçare për shkak të një tumori.
Ajo arriti të sjellë në jetë një fëmijë, i cili tani është 9 muajsh pasi ju transplantua mitra e nënës.
Operacioni revolucionar u krye nga Mats Brannstrom, dhe bëhet fjalë për transplantin e parë të mitrës tek nëntë femra dy vite më parë, gjatë një operacioni, prej të cilave njëra arriti të bëhet me fëmijë, ndërsa dy të tjerave ju hoq organi për shkak të disa komplikimeve.
Duke dalë në një deklaratë për këtë rast ditën e djeshme, Brannstrom tha se në këtë rast ka një element më shumë, “Është një mitër e vetme që bashkon tre gjenerata të një familje”.
Para kësaj ndërhyrje ishin bërë edhe dy transplante të tjera mitre, një në Arabinë Saudite dhe një në Turqi, por prej tyre nuk kishin lindur fëmijë të gjallë. Mjekët në Britaninë e Madhe, Francë dhe Shtetet e Bahskuara të Amerikës po programojnë operacione të tilla, por me mitra të dhuruesve që nuk jetojnë më.
Në rastin e gruas që u bë me fëmijë, ajo ju nënshtrua një fekondimi in vitro, duke përdorur spermën e të shoqit. Mjekët pritën një vit pas transplantit para se të procedonin. Pas katër tentativash gruaja mbeti shtatzënë pa komplikime dhe e solli në jetë fëmijën me një ndërhyrje cezariane./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





