Transmetuar më 26-08-2015, 22:38

Rrezikon jetën për shkak të një fotografie selfie. Një burrë i cili ndodhej në liqenin Lake Elsinore të California, SHBA, u kafshua nga një gjarpër gjatë kohës që donte të fotografohej me të.

Alex Gomez, 36 vjeç ishte i qeshur teksa mbante në duar zvarranikun. Por gjarpri nuk u tregua aspak miqësor me të dhe e kafshoi pikërisht në dorën që ai po e mbante.

Reagimi ndaj helmit ishte i menjëhershëm dora e tij u fry, duke dhënë shenjat e para të gangrenës. Ai u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, por rreziku është i madh që të humbasë dorën./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd