Transmetuar më 26-08-2015, 22:09

Një nga dy këlushët panda të lindur pak ditë më parë në National Zoo të Washington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mbijetoi.

Pas tre dite e gjysmë nga lindja e tij, këlyshi ngordhi, ndërsa sipas përfaqësuesve të kopshtit zoologjik, këlyshi tjetër është në gjendje të mirë.

Kujdestarët e e kopshtit zoologjik thanë se ishin kujdesur maksimalisht që të dy këlyshët të ushqeheshin dhe të kishin përkushtim njëlloj, por njëri prej tyre në gjendje më të brishtë nuk arriti të mbijetojë./a.y/noa.al Washington, arusha panda sjell në jetë dy këlyshë |FOTO

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd