Transmetuar më 26-08-2015, 20:55

Berlin, 26 gusht 2015, NOA.al- Një zjarr i furishëm ka rënë pranë një qendre azilantësh në Berlin të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, ku flakët e zjarrit kanë përfshirë një fushë sportive dhe pyllin që rrethon godinën e azilantëve.

Si pasojë e flakëve nuk ka pasur të lënduar në njerëz, për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikësve, por vetëm panik në radhën e azilantëve, në mesin e tyre edhe shqiptarë.

Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërsa hetimet e policisë po përqendrohen edhe në mundësinë që neo nazistët të jenë përfshirë në këtë akt.

Në Gjermani po shtohen protestat dhe sulmet ndaj strehimoreve për refugjatët. Vetëm sivjet ka pasur së paku 14 sulme me vënie zjarri në strehimoret e refugjatëve./a.y/noa.al Sulme me zjarr strehave ku gjenden azilantët në Gjermani

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd