Transmetuar më 26-08-2015, 20:40

Ai u fejua vetëm pak muaj më parë dhe sot e ka bërë të tijën zyrtarisht të fejuarën Andrra. Këngëtari Sinan Hoxha ka marrë sot me helikopter nusen e tij Andrra Destani, duke e çuar në shtëpinë e prindërve të tij.

Ai ka shkuar të marrë nusen nga lokali në Kumanovë të Maqedonisë me mjetin fluturues dhe më pas janë nisur drejt një piste, ku çiftin e priste një helikopter për të shkuar në Tiranë.

Ndërkohë Sinani zhvillon nesër në një lokal luksoz në Tiranë ceremoninë e tij.

Martesa do të bëhet në një lokal jo shumë larg kryeqytetit. Sinan Hoxha dhe Andrra Destani deklaruan në momentin e zyrtarizimit të fejesës rreth një vit më parë, se ishin të lidhur bashkë prej dy vitesh./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd