Transmetuar më 26-08-2015, 18:24

Një vajzë e re e deklaruar e vdekur ka shokuar familjarët e saj, pasi një ditë pas varrosjes është përmendur në varr. Neysi Perez nga Hondurasi, u nxorr e gjallë pasi familjarët një ditë më vonë teksa kishin shkuar në varreza, dëgjuan zëra nga vendi ku prehej e reja.

Në një video të cilën e gjeni më poshtë, shihen familjarët e Perez të cilët dëshpërimisht përpiqen të hapin varrin e saj, pasi dëgjuan ulërima nga brenda tij.

Mësohet se 16 vjeçarja ishte tre muajshe shtatzënë dhe ishte varrosur me fustanin e saj të nusërisë. Ishte bashkëshorti i saj i cili ditën pas varrimit, shkoi në varrin e saj dhe dëgjoi ulërimat e saj.

Pas zhvarrimit që u bë, e reja u dërgua në spital, ku u pikasën gishtat e gjakosur teksa kishte tentiar të thyente xhamin e arkivolit për të dalë. Por mjekët nga kontrolli i kryer konstatuan vdekjen e saj, duke çuar në rivarrim.

Neysi Perez u gjet pa ndjenja dhe përfundoi në tokë në shtëpinë e saj pasi kishte dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri dhe më pas i kishte dalë shkumë nga goja. Ajo kishte shkuar në tualetin që ndodhej jashtë shtëpisë në zonën e La Entrada të Hondurasit, kur dhe dëgjoi të shtënat.

16 vjeçarja u dërgua në spital ku mjekët e deklaruan të vdekur, por me sa duket konstatimi i tyre jo i saktë, bëri që e reja të varroset e gjallë. Lidhur me vdekjen e vajzës shtatzënë, autoritetet vendase kanë nisur hetimet./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd