Transmetuar më 26-08-2015, 16:36

Miya dhe Keira janë dy motra binjake vetëm një vjeçe, por shumë të djallëzuara. Ato argëtohen duke “u tallur” me nënën e tyre Judy Travis, teksa shtiren sikur flenë, direkt sapo dëgjojnë zërin e saj.

Në këmbë në krevat vogëlushet qeshin dhe luajnë, por mjaftojnë fjalët e nënës “çkemi vajza” dhe ato shtiren sikur flenë.

Judy, e cila e shikon gjithë skenën falë monitorit për fëmijë, e xhiroi gjithë videon dhe më pas e publikoi në profilin e saj në Facebook, duke marrë mbi 14 milionë shikime.

Nëna filipino-amerikane, është e martuar dhe përveç të voglave Miya dhe Keira, ka edhe një vajzë tjetër dy vjeçare me emrin Julianna./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd