
Suedezja Agnes Hedengard është 19 vjeçe dhe jeton në Stokholm. Gjatë pesë viteve të fundit ajo ka punuar si modele për firma të rëndësishme, deri sa industria e modës i përplasi derën në fytyrë, sepse është "shumë e shëndoshë".
Kështu Agnes xhiroi një video në të cilën qëndron në këmbë para pasqyrës dhe tregon fizikun e saj, ku shpjegon se si agjencitë e modës nuk e preferojnë sepse thonë se të pasmet e saj janë të mëdha dhe vithet i ka të gjera.
Synimi i Agnes është që t’ju tregojë të gjithëve absurditetin e standardeve të rrezikshme të bukurisë. Videoja të cilën e gjeni bashkëngjitur, është xhiruar në origjinal në gjuhën suedeze por për shkak të përhapjes së shumtë është xhiruar edhe një kopje në anglisht./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





