Transmetuar më 26-08-2015, 15:59















Një shpërthim emocional i një vogëlusheje austriake, vajza e kapitenit të Rapid Vienna, Steffen Hofmann, në fund të ndeshjes mes skuadrës vieneze dhe Shakhtar Donetsk., e vlefshme për kualifikimin për në Champions League, ka emocionuar shumë njerëz.
Falë barazimit të arritur 2- 2 në Austri, skuadra ukrainase siguroi kualifikimin. E pushtuar nga dëshpërimi dhe zhgënjimi, vogëlushja shpërtheu në lot. Situata u vu nën kontroll nga babai i vogëlushes i cili e arriti në tribunë dhe e ngushëlloi./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





