
Shijak, 26 gusht 2015, NOA.al-Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kuraten 2015”, nga policia e Durrësit, duke vënë në pranga në flagrancë tre shtetas të cilët prisnin dhe transportonin lëndë drusore.
Shtetasit e arrestuar janë Gëzim Kuliçaj 50 vjeç,banues në Kuraten, Arben Shima 40 vjeç,banues në Kuraten dhe K.Sh. 17 vjeç, banues në Kuraten.
Policia bën të ditur se shtetasit e mësipërm u kapën duke prerë dhe transportuar lëndë drusore në fshatin Kuraten,Shijak ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kamion me lëndë drusore me rreth 15 m³.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale prerje të paligjshme te pyjeve. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





