Transmetuar më 26-08-2015, 13:38

Skënderbeu do të jetë klubi më i pasur i futbollit shqiptar pas kalimit të dy raundeve në Ligën e Kampioneve, luajtjes në “Play-off” të Ligës së Kampioneve e tashmë pjesëmarrjes në grupet e Ligës së Evropës (17 shtator – 10 dhjetor).

Në fakt, eliminimi nga Dinamo e Zagrebit ka bërë që Skënderbeu të humbasë 14.1 milionë euro, por së paku ka përfituar 6.1 milionë euro, ndërsa kështu është klubi më i pasur në vend, që gjatë një sezoni arrin të harxhojë 1 milion euro.

Kalimi nga raundi i dytë në të tretin e Ligës së Kampioneve i ka kushtuar 300 mijë euro. Mandej nga i treti në “Play-off” të Ligës së Kampioneve 400 mijë euro, transmeton sportal.

Por pavarësisht eliminimit nga “Play-off”, Skënderbeu i ka në arkën e vet 5.4 milionë euro. Sepse janë gati 3 milionë euro për pjesëmarrjen në këtë raund. E në total 6.1 milion euro.

Të premten, do të hidhet shorti i grupeve të Ligës së Evropës, atje ku do të marrë pjesë dhe Skënderbeu në vazhdim. /e.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd