
Gjermani, 26 gusht 2015, NOA.al- Shtimi i numrit të emigrantëve që kërkojnë azil në Gjermani, ka ardhur edhe reagimi i kancelaresa gjermane, Angela Merkel. Ajo theksuar se ky shtet mund të pranojë azil për ata që vijnë nga zonat e luftës, por jo edhe për ata që vijnë nga Kosova, Shqipëria e Serbia.
Sipas saj, Evropa po përballet me një situatë që nuk është e denjë për vetë Evropën, mirëpo siç ka thënë ajo, Gjermania punon për të lehtësuar krijimin e një qendre për azil dhe se qeveria federale do të rrisë mbështetjen për krahinat dhe komunat për të zgjidhur krizën, transmeton Albinfo.ch.
“Vendet ekonomikisht të forta, si Gjermania, mund të bartin barrën më të madhe, por nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemin. Nuk mund të ketë tre ose katër vende që do të bartin tërë barrën. Kushdo që është i përndjekur, por që nuk vjen nga vende të prekura nga lufta civile, ne nuk mund të themi që do të mbetet. Është e vështirë. Serbia, Shqipëria dhe Kosova janë vende ku nuk ka luftë civile”, ka theksuar Merkel. /e.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





